Skip to main content
Category

Lajme

Faleminderit Bore dhe Zef Dedaj si dhe të gjitha familjeve strehuese në Kosovë

By Lajme

Konsiderohet se misioni i familjeve strehuese është mision i shenjtë! ? Këtë mision, familja strehuese Bore dhe Zef Dedaj nga Gjakova po e kryen që nga viti 2003. Deri më tani kjo familje ka strehuar 27 fëmijë dhe aktualisht ka 4 fëmijë të strehuar. Dera e familjes Dedaj për fëmijët pa kujdes prindëror ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur kur do që është nevoja!

Në Kosovë kemi rreth 40 familje strehuese që strehojnë fëmijët pa kujdes prindëror, ofrojnë gjithë kujdesin, dashurinë dhe nuk kursejnë asgjë për të përmbushur nevojat për fëmijët pa kujdes prindëror.?‍?‍?‍?

KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” të financuar nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ndau mirënjohjen “Mik i Fëmijëve” ? për familjen strehuese Bore dhe Zef Dedaj, duke vlerësuar lartë kontributin e familjes përgjatë këtyre viteve.
Ndiqni një insert të shkurtër për tu njohur më shumë me punën e kësaj familjeje strehuese.

KOMF ndan çmimet vjetore për gazetari dhe mirënjohjet “Mik i Fëmijëve”

By Lajme

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” të financuar nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari dhe mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Hapja e ceremonisë u bë nga Donjeta Kelmendi, Drejtoreshë Ekzekutive në KOMF, e cila tha që fokusi i Koalicionit për vitin 2020 do të jetë mobilizimi rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku edhe kërkoj nga gazetarët përkrahjen e tyre për vetëdijesim rreth zbatimit të Ligjit.

Në fjalën e hapjes Hillen Francke, Zëvendës Drejtoreshë e Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së tha se familja, shkolla dhe mësuesit luajnë rolin kryesor për zbatimin e të drejtave të fëmijëve, megjithatë qeveria është përgjegjësi kryesor për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Vlerësimi i shkrimeve/punimeve të gazetarisë, është bërë nga paneli i përbërë nga Evliana Berani – gazetare, Eglantina Kraja Bardhi – Doktor i shkencave të psikologjisë në kolegjin “UBT” dhe Imer Mushkolaj – gazetar. Prezantimi i vlerësimit për çmimet për gazetarë u bë nga kryesuesja e panelit vlerësues Evliana Berani, e cila prezantoi gjashtë gazetarët e vlerësuar me çmimin vjetor 2019 dhe bëri një përmbledhje të këtyre punimeve.

Ҫmimet vjetore 2019 në fushën e gazetarisë u ndanë si më poshtë:

Gazetarja Adelina Ahmeti nga BIRN/Kallxo.com me setin prej tre punimesh: “Takimi i mësuesit me fëmijët Kosovarë të kthyer nga Siria dhe Iraku”, “Sfidat e deradikalizimit me fëmijë” dhe “Sfidat e integrimit në arsim për fëmijët e kthyer nga Siria”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2019, çmim të cilin e ndau Hillen Francke, Zëvendës Drejtoreshë e Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së.

Gazetarja Ardita Rashiti nga T7 me temën “Humbin vitin, përjashtohen nga shkolla 58 nxënës”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2019, çmim të cilin e ndau Hilmi Jashari, Avokati i Popullit.

Gazetari Besnik Krasniqi nga Koha Ditore me temën “Rikthim në kasolle”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2019, çmim të cilin e ndau Muhamet Arifi, Drejtor Ekzekutiv në Balkan Sunflowers Kosovë.

Gazetarja Blerta Ahmeti nga Klan Kosova me temën “Pedofilia, Kosova pa dosje”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2019, çmim të cilin e ndau Valbona Citaku, Drejtoreshë Ekzekutive në Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijë.

Gazetarja Kaltrina Rexhepi nga RTK me temën “E drejta e kufizuar”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2019, çmim të cilin e ndau Afrim Maliqi, Drejtor Ekzekutiv në HANDIKOS.

Gazetarja Leonida Molliqaj me temën “Gjuetarët e mbeturinave; Grumbulluesit e shfrytëzuar të skrapit në Kosovë”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2019, çmim të cilin e ndau Florina Duli, Drejtoreshë për Kosovë në Terre des hommes.

KOMF ndau edhe mirënjohjet me titull “Mik i Fëmijëve”, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt mbrojtjes dhe shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Vlerësimi i nominimeve për mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” është bërë nga paneli i përbërë nga Igballe Rrahmani – Institucioni i Avokatit të Popullit, Dren Rexha – Specialist i Mbrojtjes Sociale dhe Taulant Hoxha – Drejtor Ekzekutiv në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile.

Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2019”, u ndanë si më poshtë:

Kompania Meridian Express, mori Mirënjohjen “Mik i Fëmijëve 2019”, të cilin e ndau Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv në Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Familja strehuese nga Gjakova Bore dhe Zef Dedaj, mori Mirënjohjen “Mik i Fëmijëve 2019”, titull të cilin e ndau Ibadete Krasniqi, Drejtoreshë Ekzekutive në Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës KPK, mori Mirënjohjen “Mik i Fëmijëve 2019”, të cilin e ndau Nezahat Salihu, Drejtoreshë Ekzekutive në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

KOMF, SOS, OFAP dhe KMOP falenderojnë të gjithë të pranishmit, përfaqësuesit e mediave, gazetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, bizneset e korporatat, të cilët vazhdimisht kanë treguar vullnetin e mirë dhe gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në emër të kauzës sonë të përbashkët, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

23/12/19

Përfundoj trajnimi për Standardet Minimale

By Lajme

Sot përfunduan trajnimet dy ditore për 6 regjionet e Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan, kështu duke përfshirë të gjitha komunat në nivel kombëtar, për standardet minimale të strehimit familjar – udhëzimi nr.14 dhe 15.

Organizuar nga OFAP
Mbështetur nga UNICEF

Bëhet apel për strehimin e fëmijëve pa kujdes prindëror

By Lajme
Strehimi familjar është forma më e preferuar e mbrojtjes së fëmijëve të braktisur, keqtrajtuar apo neglizhuar nga familjet e tyre biologjike.

Një familje strehuese ka kuptimin e ofrimit të kujdesit, dashurisë dhe ndjenjës së përkatësisë me njerëzit e komunitetit.

Psikologia Laureta Isa Shala thekson rëndësinë që familjet strehuese kanë tek fëmijët e braktisur.

“Njëra ndër format alternative për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore është edhe strehimi familjar. Fëmiu zhvillohet shëndetshëm kur i përmbushet nevoja e zhvillimit fizik, emocional dhe psikologjik brenda kontekstit të familjes” thekson psikologia

Më tej ajo shton: “Në vendin tonë, është shumë e rëndësishme që në shumicën e komunave ekzistojnë familje strehuese që marrin nën përkujdesje fëmijë të braktisur për periudha të caktuara kohore, deri në ribashkim me familjen biologjike apo deri në adoptim nga ndonjë familje jobiologjike, por që nevoja për familje të reja strehuese vazhdon të jetë e madhe”.

Një nga familjet strehuese në Kosovë, duke preferuar të mbetet anonime tregojnë eksperiencën dhe ndryshimin pozitiv që i ka sjellur strehimi i një fëmije në shtëpinë e tyre.

“Tre vite më parë filluam aventurën më të bukur të jetës sonë: Fëmijën! Ne e mirëpritëm fëmijën pa përkujdesje prindërore me emocion, entuziazëm dhe lumturi, por edhe me frikë dhe dyshim. Çdo ditë jetojmë së bashku, zbulojmë diçka të re, qeshim, qajmë, zemërohemi, emocionohemi! Strehimi familjar na dha një kuptim të ri për jetën tonë dhe e bëri atë më të mire” theksojnë prindërit strehues.

Ne Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), është organizatë e cila merret me strehimin familjar si formë alternative e mbrojtjes së fëmijëve të braktisur, të keqtrajtuar, të neglizhuar e të lënë pas dore.

Aktualisht, janë 43 familje strehuese në Kosovë, ndërsa numri i fëmijëve të cilët janë të vendosur në strehimin familjar varion nga muaji në muaj.

https://www.gazetaexpress.com/lajme/behet-apel-per-strehimin-e-femijeve-pa-kujdes-prinderor-607309/

Takim sensibilizues me Shkollën Fillore “ Dardania”

By Lajme

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror,(Ofap), dje më datë 19.12.2018, mbajti takim sensibilizues me Shkollën Fillore “ Dardania” në Pejë.
Tema kyqe e këitj takimi ishte: “A mund t’ju ofroni fëmijëve pa prindër një mundësi për të përjetuar ngrohtësinë familjare”?
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “Fuqizimi i përkujdesjes alternative i sistemit të strehimit familjar për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve pa përkujdesje prindërore në Kosovë”! Takimi u mbështet financiarisht dhe teknikisht nga UNICEFi – zyra në Kosovë dhe u implementua nga Ofap Kosova!

Takimi sensibilizues me organizatën “Jeta” në Deçan

By Lajme

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror,dje më datë 12.12.2018, mbajti takim sensibilizues me Organizatën “ Jeta” në Deçan. Tema kyqe e këtij takimi ishte: “A mund t’ju ofroni fëmijëve pa prindër një mundësi për të përjetuar ngrohtësinë familjare”?
Takimi u zhvillua në kuadër të projektit: “Fuqizimi i përkujdesjes alternative i sistemit të strehimit familjar për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve pa përkujdesje prindërore në Kosovë”.
Ky projekt mbështetet financiarisht dhe teknikisht nga UNICEFi – zyra në Kosovë dhe i implementohet nga Ofap Kosova!

Takim ne Peje dhe Podujeve

By Lajme

Me datë 27.09.18 dhe 03.10.18 u mbajten fushata sensibilizuese në Podujevë dhe në Pejë, për të ngrit qështjet drejt fuqizimit të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindor dhe fuqizimin e ngritjes se kapaciteteve të familjeve strehuese në ofrimin e shërbimeve. Ky aktivitet u financua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjës Sociale dhe UNICEF!