Skip to main content
Lajme

Bëhet apel për strehimin e fëmijëve pa kujdes prindëror

By 12/31/201830 Maj, 2020No Comments
Strehimi familjar është forma më e preferuar e mbrojtjes së fëmijëve të braktisur, keqtrajtuar apo neglizhuar nga familjet e tyre biologjike.

Një familje strehuese ka kuptimin e ofrimit të kujdesit, dashurisë dhe ndjenjës së përkatësisë me njerëzit e komunitetit.

Psikologia Laureta Isa Shala thekson rëndësinë që familjet strehuese kanë tek fëmijët e braktisur.

“Njëra ndër format alternative për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore është edhe strehimi familjar. Fëmiu zhvillohet shëndetshëm kur i përmbushet nevoja e zhvillimit fizik, emocional dhe psikologjik brenda kontekstit të familjes” thekson psikologia

Më tej ajo shton: “Në vendin tonë, është shumë e rëndësishme që në shumicën e komunave ekzistojnë familje strehuese që marrin nën përkujdesje fëmijë të braktisur për periudha të caktuara kohore, deri në ribashkim me familjen biologjike apo deri në adoptim nga ndonjë familje jobiologjike, por që nevoja për familje të reja strehuese vazhdon të jetë e madhe”.

Një nga familjet strehuese në Kosovë, duke preferuar të mbetet anonime tregojnë eksperiencën dhe ndryshimin pozitiv që i ka sjellur strehimi i një fëmije në shtëpinë e tyre.

“Tre vite më parë filluam aventurën më të bukur të jetës sonë: Fëmijën! Ne e mirëpritëm fëmijën pa përkujdesje prindërore me emocion, entuziazëm dhe lumturi, por edhe me frikë dhe dyshim. Çdo ditë jetojmë së bashku, zbulojmë diçka të re, qeshim, qajmë, zemërohemi, emocionohemi! Strehimi familjar na dha një kuptim të ri për jetën tonë dhe e bëri atë më të mire” theksojnë prindërit strehues.

Ne Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), është organizatë e cila merret me strehimin familjar si formë alternative e mbrojtjes së fëmijëve të braktisur, të keqtrajtuar, të neglizhuar e të lënë pas dore.

Aktualisht, janë 43 familje strehuese në Kosovë, ndërsa numri i fëmijëve të cilët janë të vendosur në strehimin familjar varion nga muaji në muaj.

https://www.gazetaexpress.com/lajme/behet-apel-per-strehimin-e-femijeve-pa-kujdes-prinderor-607309/