Ekipa e OFAP-it ka mbajtur dy takime sensibilizuese në Fushë Kosovë, me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e familjeve strehuese dhe për ofrimin e një mjedisi të sigurt, të dashur dhe mbështetës për fëmijët pa kujdes prindëror. ❤️
Përmes këtyre takimeve, synojmë të rrisim vetëdijesimin dhe të inkurajojmë më shumë familje që të bëhen pjesë e kësaj nisme me rëndësi të veçantë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.
🤝 Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin në jetën e një fëmije!
#OFAP #FamiljetStrehuese #FusheKosove #FemijetPaKujdesPrinderor
Sot, në zyret e OFAP-it, patëm kënaqësinë të mirëpresim zyrtarët policorë Florije Mushica dhe Ali Salihu, të cilët u njohën nga afër me aktivitetet dhe punën tonë, si dhe me nevojat për mbështetje nga Policia në komunitet. 🤝
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave që punojnë për mirëqenien e fëmijëve është thelbësor për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbështetës për ta. 💙
Faleminderit për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim!
#OFAP #Femijet #FamiljetStrehuese #Bashkepunim #SiguriaNeKomunitet
Në Pejë mbajtëm një takim sensibilizues me prindërit, me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e familjeve strehuese dhe rolin e tyre në jetën e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. ❤️
Përmes këtyre takimeve, synojmë të nxisim interesimin dhe përfshirjen e familjeve të reja që janë të gatshme të ofrojnë dashuri, përkujdesje dhe një ambient të sigurt për fëmijët që kanë nevojë për një familje.
Çdo fëmijë meriton të rritet me dashuri, siguri dhe përkrahje. 🏡❤️
#OFAP #FamiljeStrehuese #FëmijëtPaPërkujdesjePrindërore #SëBashkuPërFëmijët
Në kuadër të punës sonë në Komunën e Fushë Kosovës, OFAP ofron shërbime mbështetëse për fëmijët dhe familjet, si dhe zhvillon takime sensibilizuese me komunitetin dhe institucionet arsimore.
Kësaj here, zhvilluam një takim sensibilizues në SHFMU “Daut Bogujevci”, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes për fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe promovimin e familjeve strehuese.
Përmes këtyre takimeve synojmë të rrisim informimin, empatinë dhe përfshirjen e komunitetit në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbështetës për çdo fëmijë.
#OFAP #FushëKosovë #FamiljeStrehuese #FëmijëtPaKujdesPrindëror
Një mbrëmje e bukur, një bashkëpunim i suksesshëm dhe mbi të gjitha, një kontribut me shumë vlerë për fëmijët pa kujdes prindëror. ❤️
Faleminderit shumë @lejlekusandwichery për bashkëpunimin, mbështetjen dhe përkushtimin tuaj në realizimin e kësaj mbrëmjeje. Falë kontributit të përbashkët, arritëm të krijojmë një aktivitet të veçantë dhe të mbështesim një kauzë që ka nevojë për secilin prej nesh.
Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që u bënë pjesë dhe kontribuan në këtë nismë. Bashkë, bëjmë më shumë! ❤️
#OFAP #Lejleku #Bashkëpunim #Kontribut #FëmijëtPaKujdesPrindëror
GOOD DRINKS. GOOD ODDS. GOOD CAUSE. 🍹🎟️
Më 18 shtator, ju presim te Lejleku për një mbrëmje ndryshe — me muzikë live dhe atmosferë të mirë.🎶✨
Gjatë mbrëmjes do të zhvillohet edhe raffle-i ku mund të provoni fatin tuaj duke qenë pjesë e një kauze që ka rëndësi. Çdo biletë ndihmon OFAP në mbështetjen e fëmijëve pa kujdes prindëror. 🤍
📍 Lejleku, Arbëri – Prishtinë
🗓️ 18 Shtator
⏰ 18:00 – 00:00
🎒📚Një fillim i ri, një çantë plot ëndrra!
Sot, me nisjen e vitit të ri shkollor, duam që çdo fëmijë të hyjë në klasë me buzëqeshje, entuziazëm dhe gjithçka që i nevojitet për ta nisur këtë kapitull të ri.
Falë @eliabmarket dhe një donatori të veçantë që ka zgjedhur të mbetet anonim, këtë vit kemi pasur mundësinë t’u sigurojmë fëmijëve në strehim të gjitha materialet shkollore që u nevojiten për një fillim sa më të mbarë. ❤️
Faleminderit që na ndihmoni t’ua bëjmë rrugëtimin pak më të lehtë dhe t’u kujtojmë se pas tyre ka njerëz që besojnë në ta.
✨Suksese në vitin e ri shkollor!
Sot, në një intervistë për Radio Peja, folëm për rëndësinë e strehimit familjar në Kosovë dhe për rolin e familjeve strehuese në krijimin e një mjedisi të sigurt, të qëndrueshëm dhe plot dashuri për fëmijët pa kujdes prindëror. 🤍
📍 Në veçanti, u diskutua mungesa e familjeve strehuese në Komunën e Pejës dhe nevoja për më shumë familje që janë të gatshme të hapin dyert e tyre për një fëmijë.
Gjithashtu, u prezantua mbështetja financiare dhe institucionale që u ofrohet familjeve strehuese dhe fëmijëve, si pjesë e përkushtimit për të siguruar mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.
Të bëhesh familje strehuese do të thotë t’i japësh një fëmije mundësinë të rritet në një familje, me siguri, kujdes dhe dashuri. 🏡❤️
#OFAP #StrehimiFamiljar #FamiljetStrehuese #Pejë