Skip to main content

Misioni Ynë

Qëllimi kryesor i OFAP-it është t’i garantojë çdo fëmije të privuar nga kujdesi prindëror mundësinë për të jetuar në një ambient të ngrohtë dhe të sigurt, të tipit familjar. Kjo synon të sigurojë një rritje të shëndetshme, të qetë dhe të qëndrueshme për të miturin, duke i ofruar mbështetje emocionale, sociale dhe zhvillimore në çdo fazë të jetës së tij.

Njëkohësisht, OFAP angazhohet në vlerësimin e kujdesshëm të të gjitha mundësive dhe mekanizmave të nevojshëm për të garantuar të drejtën themelore të çdo fëmije për të pasur një familje. Kjo përfshin riintegrimin në familjen e origjinës, në rastet kur ajo është rikuperuar dhe plotëson kushtet për kujdes të sigurt, si dhe mundësinë e adoptimit kombëtar ose ndërkombëtar, me qëllim që fëmija të ketë mundësinë të rritet me dashuri, përkujdesje dhe dinjitet.