Skip to main content

Si mund të bëheni familje strehuese

Strehimi familjar u ofron fëmijëve një mjedis të sigurt dhe të dashur. Procesi për t'u bërë familje strehuese përfshin këta hapa:

1. Shprehni interesimim

Kontaktoni OFAP ose QPS për informatat fillestare.

2. Plotësoni kushtet bazë

Duhet të jeni person madhor, me vendbanim në Kosovë, me gjendje të mirë psiko-fizike dhe me kushte të përshtatshme banimi.

3. Vlerësimi i familjes

Profesionistët vlerësojnë kapacitetet e familjes suaj, motivimin dhe mjedisin familjar për të siguruar interesin më të mirë të fëmijës.

4. Trajnimi

Kandidatët ndjekin trajnime për t'u përgatitur për rolin dhe përgjegjësitë e familjes strehuese.

5. Licencimi dhe aprovimi

Pas përfundimit të vlerësimit dhe trajnimit, familja aprovohet për ofrimin e strehimit familjar sipas procedurave ligjore.

6. Mirëpritni një fëmijë

Fëmija vendoset në familjen strehuese bazuar në nevojat e tij/saj dhe në përputhje me interesin më të mirë të fëmijës.

7. Mbështetje e vazhdueshme

Familja strehuese vazhdon të mbështetet nga profesionistët dhe institucionet përgjegjëse gjatë gjithë periudhës së strehimit.

Jeni gati të bëheni familje strehuese?

Kontaktoni OFAP për më shumë informata dhe për të filluar procesin e aplikimit.

Na Kontakto